Kandidatja për deputete në Shkodër e Partisë Socialiste, Edona Bilali në një intervistë për ‘Faxnews’ në emisionin ‘Me Xhaxhiun, ka treguar se si ajo mori ftesën për të kryesuar listën në qarkun e Shkodrës.
Bilali u shpreh se ftesa për të kryesuar listën e kandidatëve të PS-së në Shkodër, erdhi një ditë pas takimit me kryeministrin. Ajo u shpreh se ky vendim i kryeministrit ka ardhur pasi vetë Rama e ka kuptuar se shkodranët nuk ndiheshin të përfaqësuar nga kandidatët e tjerë.
“Unë kam patur një ditë para zyrtarizimit të listës një takim me kryeministrin, kemi diskutuar problematikat e Shkodrës, kemi ndarë vizionet çfarë është bërë dhe çfarë duhet bërë. Zyrtarizimi për të kryesuar qarkun e Shkodrës më erdhi nga kryeministri për të kryesuar.
Mendoj që kam impaktuar bizneset shkodrane para se të isha në politikë dhe tashmë që do të jem në politikë mendoj se do të impaktoj shumë më shumë njerëz.
Unë jam duke bërë atë model fushate që bën vendosja i fundit në listën e kandidatëve. Vendosja ime kryesore në listë është një vendim i kryeministrit i cili vjen me një mesazh për qytetarët e Shkodrës të cilët janë ndjerë të pa përfaqësuar më parë me kandidatët. Ndërkohë ajo që kryeministri bëri dhe ajo që ndjej unë detyrim moral është komunikoj deri në 12 orë në ditë.”, u shpreh Bilali.
(R.G/Faxweb.al)