Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“E para me jetën e dyta me të ardhmen”, Ilir Meta thirrje politikës: Të angazhohemi të gjithë për këto 2 prioritete

Kreu i Shtetit Ilir Meta ka treguar dy prioritetet që duhet të angazhojë të gjithë aktorët në vend. Sipas Metës i pari është përballimi me sukses i situatës së krijuar nga Covid-19, dhe i dyti është plotësimi pa vonesë i 15 kushteve për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian

Sipas Metës kostot e neglizhencës për këto dy prioritete janë të mëdha, ndërsa argumenton se e para ka të bëjë me jetën e njerëzve dhe e dyta me të ardhmen e vendit.

“Dy prioritetet kryesore për të cilat duhet të angazhohemi të gjithë janë: Përballimi me sukses i COVID-19 dhe plotësimi pa vonesë i 15 kushteve për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.
Çdo neglizhencë në këto dy prioritete ka kosto shumë të rënda: E para jetën e qytetarëve tanë, e dyta të ardhmen e Shqipërisë. 🇦🇱🇪🇺”, shkruan Meta.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *