Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBlogFlashTe FunditTe Gjitha

E para është propaganda!

Nga Artan Cena

‘E para ishte fjala!’

Kjo shprehje e Dhijatës së Vjetër edhe sot e kësaj dite përdoret nga të gjithë.

Çdo minutë, orë e ditë e përdorim. Edhe ti që po lexon këto radhë e përdor fjalën sa herë të mundesh, për mirë apo për keq.

Por ndërsa për njerëzit fjala është e para, ndryshe qëndron puna për Rilindjen që është në pushtet në Shqipëri.

Për Rilindjen e para është propaganda. Dhe këtë e tregon çdo ditë Edi Rama. Edhe në ditët më të zeza për vendin, pas tërmetit të 26 nëntorit, për Ramën dhe ‘rilindësit’ e tij e para ishte propaganda.

Kjo gjë vërehet në çdo dalje të Ramës apo ministrave të tij.

Ka nisur që ditën kur Rilindja ka ardhur në pushtet dhe vazhdon në çdo moment. Gjithçka bëhet në funksion të propagandës dhe aspak të vendit. Dhe dje, Rama ka kërkuar që propaganda të bëhet edhe më e ashpër në këto ditë të vështira për vendin.

Në një mbledhje 1 ditore, Rama u ka kërkuar të tijve që të vendosin theksin te propaganda. Ai ka kërkuar që ministrat të jenë në lartësinë e tij, të propagandojnë sa më shumë të jetë e mundur, për të mbuluar realitetin e trishtë që ka mbuluar vendin, por sidomos në zonat e prekura shumë nga tërmeti.

Këtë u’a kërkoi në mbledhjen me dyer të mbyllura, e këtë e tha edhe vetë dje. Ndërsa vendi është në krizë politike dhe ekonomike, Rama dje fliste për projekte 3D, për ura, tunele, rrugë të reja, ndërsa mijëra shqiptarë janë jashtë dhe ndodhen në çadra, kur temperaturat sot janë ulur dhe sipas parashikimeve në ditët në vazhdim do të shkojnë edhe nën zero.

Mijëra shqiptarë ndodhen në situata të rënda, ndërsa Rama flet për lagje e pallate të reja, kur qytetarët vazhdojnë të jetojnë në çadra verore. Asgjë nuk është bërë edhe pse gati 1 muaj nga tërmeti i rëndë që goditi vendin. Qindra qëndrojnë në hotele, të tjerë po kërkojnë shtëpi me qira, çmimet e të cilave janë ngritur menjëherë pas tragjedisë e mijëra jetojnë në çadra.

Rama dhe vartësit e tij premtojnë strehime, bonuse qiraje, por asgjë nuk është në realitet. Të gjitha janë vetëm fjalë dhe propagandë.

Edhe sot pasi mblodhi kryesinë e Rama tha se në Shqipëri gjithçka është normale. Për Ramën dhe rrethin e tij të njerëzve, gjithçka është normale, kur ata kanë vendosur të ndriçojnë vendin me drita e mozaike, ndërsa komunat shqiptare në Kosovë dhe Maqedoni vendosën që paratë e zbukurimeve ti japin për të dëmtuarit e tërmetit në Shqipëri.

Vendi ndodhet në krizë politike prej 1 viti, por për Ramën gjithçka është normale, sepse propaganda e tij e shikon vendin të lulëzuar.

Rama thotë se reformat po ecin, ndërsa koncesionet e tij që nuk i kanë sjellë asnjë të mirë qytetarëve, po marrin qindra milionë euro nga xhepi i shqiptarëve.

Realiteti është shumë më ndryshe nga ai që shikon Rama dhe të tijtë, e për këtë arsye ai ka kërkuar që të rritet në maksimum propaganda, pasi nuk mjafton vetëm ERTV-ja, por duhen edhe mënyra të tjera për të shpëlarë trurin e shqiptarëve.

Prandaj për Ramën e para është propaganda nëpërmjet fjalës, pasi realiteti është i
zi.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *