Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

E paprecedentë, Policia e Shtetit iu kërkon fikjen e antenave kompanive celulare

Ndërkohë që është duke u zhvilluar protesta e oozitës AKEP ka dhënë urdhër të fiken antenat e kompanive celulare për orarin 11:00-16:00. Sipas AKEP ky urdhër bëhet për shkak të kërkesës së Policisë së Shtetit, dhe në mbrojtje të interesit të vendit dhe sigurisë publike.

NJOFTIMI I AKEP: 

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare njofton qytetaret se me kërkesën e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me qëllim marrjen të masave për zbatimin e detyrimeve që kanë të bëjnë me mbrojtjen e interesave të vendit dhe të sigurisë publike, ka udhëzuar operatorët celulare të bëjnë ndërpreje të shërbimeve të komunikimeve elektronike në disa zona të Tiranës, nga ora 11.00 deri në orën 16.00 të datës 21 shkurt 2019.

 AKEP ka vepruar në zbatim të Ligjit 9918/2008, “Për komunikimet elektronike në RSH”, i cili autorizon bllokimin e shërbimeve per nevoja te sigurisë publike.

AKEP ju kërkon ndjesë qytetarëve lidhur me kufizimet e përkohëshme të shërbimeve dhe shpreson qe situata të tilla të mos jenë të nevojshme në të ardhmen.

Derimë tani raportohet nga gazetarët që janë në terren, se në ambientet përpara Kuvendit ka ngadalësim të shpejtësisë së internetit, ndikuar kjo dhe nga masiviteti i qytetarëve që i janë bashkuar protestës.

Menjëherë ka reaguar zyra e shtypit të PD-së e cila e ka cilësuar si të paligjshëm veprimin e AKEP:

AKEP urdheron nderprerjen e paligjshme te sinjalit te gjithe operatoreve te telefonise celulare ne te gjithe bulevardin, perfshire zonen e protestes dhe perreth Partise Demokratike“.

Deputetët që tashmë kanë djegur mandatet po mbajnë fjalime me radhë përpara qytetarëve, duke thënë se objektivi i radhës janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Vetë kryeministri Edi Rama ka qëndruar në heshtje ditët e fundit, ndërsa mëngjesin e sotëm ndodhej në një takim me Gramoz Ruçin te Kryesia e Kuvendit.

Ka indicie se protesta e sotme do të zhvendoset në drejtim të kryeministrisë, pas përfundimit të fjalimeve te Kuvendi.

(E.K/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *