AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“E papranueshme!”, Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni braktisin mbledhjen e Komisionit, shkak Gent Cakaj

Ka nisur me debate mbledhja e Komisionit të Integrimit, ku deputetët Ralf Gjoni dhe Rudina Hajdari kanë braktisur mbledhjen, për shkak të mungesës së Ministrit në detyrë të Jashtëm Gent Cakaj.

Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Integrimit ishte parashikuar diskutimi i projektbuxhetit të vitit të ardhshëm, por Cakaj nuk ishte i pranishëm, për shkak se ka fluturuar me kryeministrin Edi Rama në Bratislavë, ku Shqipëria do të marrë kryesimin e OSBE-së, për vitin e ardhshëm.

Hajdari dhe Gjoni kanë deklaruar se neglizhenca e Cakajt, është e papranueshme, dhe përfaëqësimi nuk mund të bëhet nga ana e zv.ministrit Etien Xhafaj.

“Është e papranueshme kjo vonesë, ministri duhet të ishte sot këtu”, janë shprehur Hajdari dhe Gjoni, të cilët më pas janë larguar dhe nga mbledhja.

Drejtimin e Komisionit pas këtij debati e ka marrë nënkryetarja Senida Mesi.

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Publikohet videoja ku kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla konsumon kokainë në një ambient publik:

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *