Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në shtetin e Meksikës, ku një kandidat për Kongresin meksikan e nisi fushatën zgjedhore në një arkivol më 6 prill për të nxjerrë në pah mijëra vdekjë të vendit nga pandemia e koronavirusit dhe dhuna e lidhur me kartelet.
Carlos Mayorga, një kandidat i dhomës së ulët për partinë Encuentro Solidario në shtetin verior të Chihuahua, tha se ai po u dërgonte një mesazh politikanëve që njerëzit po vdisnin “për shkak të indiferencës së tyre”.
Mayorga mbërriti brenda një arkivoli me ngjyrë ari në një tubim fushate në një urë midis qytetit kufitar meksikan të Ciudad Juarez dhe El Paso, Texas.
“Politikanët “kanë heshtur për nivelet e larta të krimit të organizuar. Ata kanë heshtur për situatën kaotike Covid-19”, deklaroi Mayorga.
Më shumë se 300,000 njerëz janë vrarë në Meksikë që kur qeveria vendosi ushtrinë në luftën kundër drogës në 2006, sipas shifrave zyrtare.