Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“E njoh shumë mirë, ka frikë para shoferit të tij”, Kryemadhi zbulon arsyen përse Rama vendosi mbajtjen e maskës me detyrim

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka folur për vendimin e mbajtjes së maskës me detyrim duke thënë se Rama e bëri këtë sepse çon të njëjtët njerëz në takime dhe e bën që të mos i njohin.

Kryemadhi nuk lë pa përmendur ndryshimet në Kushtetutë dhe në Kodin Zgjedhor duke i thënë publikisht kryeministrit se këto taktika a nuk e ndryshojnë dot votën e qytetarëve.

“Jam e qetë sepse çdo ditë minimumi takoj 100-150 veta. Takoj policë që ulërasin për mënyrën se si i trajton shteti i tyre. Takoj mjekë që kanë pagë 480 mijë lekë dhe u thuhet të blejnë maska dhe dezinfektantë. A e dini ju pse ka vendosur maska ai? Sepse të njëjtët njerëz i çon në takime edhe në Tiranë, edhe në Durrës dhe u vë maska që të mos i njohin. Të ndryshosh Kushtetutën nuk e ndryshon votën. Taktikat elektorale nuk të shpëtojnë.

Nuk do të guxojë njeri të trokasë në derën e një qytetari për ta kërcënuar për vendin e punës. Unë e njoh Edi Ramën shumë mirë. Është bërë tre herë kryetar bashkie me LSI-në. Në 2013 fitoi për shkak të LSI-së dhe në 2017 për shkak të PD-së. Një herë që kishte LSI-në kundër humbi. Edi Rama është frikacak edhe përpara shoferit të tij”, tha ajo në emisionin “Java” në RTSH.

Sa i përket dekoratave që bën Presidenti Ilir Meta, kryetarja e LSI thotë se dashuria e tij për Margaritën është e vërtetë ndërsa sqaron se i pëlqen që të përmenden heronjtë e kombit.

“Dashuria e Ilir Metës për Margarita Tutulanin është e vërtetë, për më tepër që Afërdita Tutulani ka qenë një nga themelueset e LSI-së. Nuk është keq që t’i përmendim heronjtë. Është e turpshme që të hyni në Ëikipedia për Vojo Kushin thonë se është jugosllav. Sa hynë për të kontrolluar kush i bën like opozitës, të shpenzoj ca para për këtë”, shton Kryemadhi.(A.M/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *