AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

E ngarkuara me punë e SHBA, takim me Metën në Presidencë

E ngarkuara me punë ne Ambasadën Amerikane në Shqipëri, Leyla Moses-Ones ka nisur një takim në presidencë me kreun e shtetit, Ilir Metën.

Temë e këtij takimi mendohet se është situata politike në vend ku ndërkohë që Kuvendi po diskuton për pikën e rendit të ditës për shkarkimin e Metës nga posti i presidentit pas vendimit të këtij të fundit për ç’dekretimin e 30 Qershorit si datë për zgjedhjet vendore.

Ndërkohë nga ana tjetër, mazhoranca vijon të jetë këmbëngulëse dhe e vendosur për realizimin e zgjedhjeve me 30 Qershor.

Sot në Kuvend, në orën 12:00, Edi Rama ka paralajmëruar se do të flasë për këtë çështje ndërkohë që PS ka paraqitur një mocion dhe rezolutë kundër Presidentit.

Po sot, në orën 17:00, pas këtij debati, Presidenti Ilir Meta ka njoftuar mbajtjen e një konference shtypi.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *