Një e moshuar në lagjen nr.4 të qytetit të Durrësit, pasi nuk është përgjigjur, ka shqetësuar fqinjët, të cilët kanë njoftuar policinë.
Për të hyrë në banesën e saj është dashur të përdoren shkallët e zjarrfikëses, punonjësit e së cilës kanë mundur të futen nga dritarja e shtëpisë.
Në momentin që kanë hyrë në shtëpi, punonjësit e zjarrfikëses e kanë gjetur të moshuarën të rënë në dysheme, me probleme të të fiktit.
Aktualisht ambulanca ndodhet në vendngjarje, ndërkohë që sipas burimeve e moshuara është jashtë rrezikut për jetën.
(E.H/Faxweb.al)