Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashShowBizTe FunditTe Gjitha

E mbyllur mes 4 mureve me vajzat! Dalin pamjet nga vendi ku po kalon arrestin e shtëpisë Fjolla Morina

Fjolla Morina ka qenë kryefjala e mediave gjatë gjithë kësaj jave. Historia e këngëtares nisi pas arrestimit të saj nga policia shqiptare në kufirin e Morinës, sepse pas një kontrolli në makinë Fjollës ju gjetën 2 pistoleta, njëra prej tyre ishte çakmak. Pas arrestimit ajo ju nënshtrua një kontrolli mjekësor dhe rezultoi se ishte 2-muajshe shtatzënë.

Njësoj si skenari i ndonjë telenovele, më vonë mjekët gjinekologë dolën në përfundimin se këngëtarja nuk ishte shtatzënë dhe se e kishte sajuar të gjithë këtë për t’i shpëtuar burgut. Mirëpo shtatzënë apo jo, Fjolla jo doli të mos përfundonte në burg, sepse gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest shtëpie” me kushtin që ajo të qëndronte në Kukës.

“Prive” ka udhëtuar drejt vendit ku këngëtarja po kalon ditët në izolim dhe ka publikuar një video ku Fjolla duket e mbyllur brenda 4 mureve. Ajo është parë duke komunikuar në telefon, ndërkohë që në banesë shoqërohej nga dy vajzat e saj.

Në fotot këngëtarja shfaqet shumë e qetë, ndërkohë që kujdeset për vajzën e vogël, Alyah. Kjo e fundit ishte dhe arsyeja pse u vendos “arrest shtëpie” për Morinën.

Pas masës së sigurisë edhe vetë Fjolla postoi në Instagram një video me Alayahn duke treguar në këtë mënyrë se pavarësisht gjithçkaje jeta për të do të vazhdojë si normalisht.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *