E kemi parë gjithmonë të këndojë nëpër skena të mëdha por jo të ekspozohet fizikisht. Këngëtarja shqiptare, Yllka Kuqi e ka ruajtur gjithmonë statusin e një vajze të talentuar, të matur dhe serioze. Mirëpo dalëngadalë, Yllka Kuqi ka nisur të dalë nga vetvetja. Ajo së fundmi ka qenë e ftuar në një emision që do të transmetohet për festat e fundvitit dhe shihet e veshur me një fustan të zi tepër elegant.
Në pjesën anësore vumë re se fustani ka disa pjesë dantelle thuajse transparente, që kanë zbuluar se këngëtarja nuk kishte veshur të brendshme.