Presidenti Ilir Meta ka dekretuar shkakrimin e Komandatit të Forcave Detare, Ylber Dogjani.
Dekreti i shkakrimit të Komandantit të Forcave Detare, vjen disa muaj pas kërkesës së Ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, për ngjarjen e ndodhur në bazën e Pasha Limanit.
Më datë 16 Janar, Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhacka i ka dërguar Presidentit te Republikës kërkesën per lirimin e tij, pasi nga hetimi i kryer per ngjarjen e ndodhur ne bazën e Pasha Limanit, ku u vodhën arme dhe municione, rezultonte se ai dhe 15 ushtarake te tjere, ishin përgjegjës për ngjarjen në fjalë.
Kush është Ylber Dogjani?
Gjeneral major Ylber Dogjani, lindi më 16 maj 1962 në Pukë. Ai e filloi jetën ushtarake herët si skënderbegas dhe u diplomua në Akademinë Ushtarake.
Pas përfundimit të Akademisë Ushtarake “Skënderbej” në vitin 1985, ka ndjekur dhe përfunduar Kursin 2 -vjeçar të Shtabit të Përgjithshëm, në Akademinë e Mbrojtjes “Spiro Moisiu” (2003 -2005) dhe në vitin 2010 përfundoi me sukses studimet në Kolegjin e Mbrojtjes “Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes”.
Gjeneral major Ylber Dogjani zotëron titullin “Master”. Gjatë karrierës së tij ka patur mundësinë dhe sfidën për të kryer detyra komanduese në nivele të ndryshme në strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm si: shef Ofiçine Brigadë, shef i Degës Teknike në Divizion, shef Shtabi ne Brigadën e Transportit, komandant i Batalionit të Transportit dhe Furnizimit të FA, shef i Degës së Transportit dhe shef Planëzimi në Drejtorinë e Logjistikës në Shtabin e Përgjithshëm, drejtor i Drejtorisë së Logjistikës në Komandën e Forcës së Bashkuar, shef Shtabi në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, zëvendëskomandant në Brigadën Logjistike, drejtor i Drejtorisë së Inspektimit në Ministrinë e Mbrojtjes, komandant i Qendrës së Personel Rekrutimit, drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes dhe komandant i Komandës së Mbështetjes.
Gjatë karrierës së tij, gjeneralmajor Ylber Dogjani ka kaluar nëpër gradat kapiten – 1991, major – 1992, nënkolonel – 1995, kolonel – 2007, me Dekret të presidentit të Republikës, nr. 8230, datë 24 06.2013 është promovuar me gradën madhore gjeneral brigade.
Në bazë të Dekretit Nr. 9699 datë 13.07.2016 “ Për dhënie grade madhore” të Presidentit të Republikës së Shqipërisë gjeneral brigade Ylber Dogjani i jepet grada gjeneralmajor.
Po me Dekret të presidentit të Republikës nr. 9274, datë 13.10.2015, u emërua komandant i Forcës Detare.