Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetShowBizTe Gjitha

E mashtroi me paratë e koncertit, Irma Libohova e demaskon publikisht, apel edhe kolegëve

‘’Viktimë’’ e vjedhjeve dhe mashtrimeve mund të biejnë dhe këngëtaret e një prej tyre ka qenë edhe këngëtarja e njohur Irma Libohova.

Ajo ka publikuar këtë fenomen të shpeshtë sipas saj që iu ndodh artistëve që mashtrohen nga organizatorët e koncerteve.

Irma ka publikuar edhe foton e personit i cili kështu vepron edhe me artistët e tjerë.

Më poshtë mund të lexoni postimin e këngëtares:

Miq të dashur! Unë kam vendosur të bëj publik një fenomen që jo rralle i ka ndodhur artistëve. Pasi organizatorët e koncerteve propozojne artistët për festa të ndryshme, lidhen me ca fjalë të cilave duhet tu qendrosh korrekt. Ata njerëz që më njohin dhe kanë pasur punë me mua, mund të dëshmojnë korrektesën time ekstreme.

Mirepo jo gjithmone gjerat shkojnë kështu me palën tjetër. Pasi udhetojmë me mijëra km e shkojmë në ditën që duhet, në orën që duhet, në vendin që duhet dhe pasi publiku argëtohet, e ne bashkë me ta, në fund kontraktuesi duhet të shlyejë detyrimet. Me personin që shihni në foto nuk ka ndodhur kështu. Ky është Ari Kasapi, që në Facebook ka emrin “Koncerte ne ishujt greke”.

Pasi e kam njoftuar me disa mesazhe që të përmbushë detyrimin e mbetur nga puna e kryer, ky zotëri nuk më ka kthyer asnjë përgjigje. Në 45 vite karrierë jam përpjekur të marr përgjegjësitë e duhura profesionale, shpesh dhe me sakrifica, prandaj dhe sjellje të ketij lloji nuk i duroj e as nuk i toleroj. Ju bëj thirrje miq, artistë, kolegë e ju publiku im, që të shperndani këtë post, në mënyrë që askush në asnjë profesion të mos jetë viktimë e këtij fenomeni. Ju faleminderit!

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.