Është publikuar video e momentit të arrestimit të Arkimend Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi.
Këngëtari është arrestuar në një dhomë hoteli në zonën e Linzës në kryeqytet në orët e vona të pasdites së djeshme.
Atij iu gjet në momentin e arrestimit armë pa leje dhe një sasi kokaine. Sipas policisë Lushaj ka qenë pjesë e një grupi kriminal, i cili operonte prej disa kohësh në kryeqytet, veçanërisht në trafikimin e lëndëve narkotike.
Bashkë me Stresin në momentin e arrestimit ka qenë dhe një vajzë 20-vjeçare, për të cilën Policia ka nisur procedimin penal për moskallëzim krimi. Vajza do të procedohet në gjendje të lirë.
https://www.youtube.com/watch?v=f5dfrT1gftE&feature=youtu.be