Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashSportTe FunditTe Gjitha

E kishit menduar që hudhrat zhdukin parazitët? Manchester United përdor një metodë të padëgjuar për të mirëmbajtur fushën

Mund të tingullojë e çuditshme por është e vërtetë. Kujdestarët e fushës ‘Old Trafford’ kanë gjetur një mënyrë shumë origjinale për të pasur fushën e tyre në kondicionin më të mirë çdo javë.

Duke dashur që ndeshja të mos e humbasë ritmin për shkak të terrenit, është menduar që të ketë një kujdes të veçantë që parandalon dëmtimin e barit.

Ata spërkasin fushën me hudhra duke qenë se kjo parandalon që parazitët të afrohen me sipërfaqen e barit dhe të nisin dëmtimin e saj. Në këtë mënyrë, Mançester Junajtid e ka vazhduar këtë kujdes të çuditshëm për plot 5 vite dhe në fakt, rezultatet kanë qenë mjaft të mira pasi tapeti gjithmonë ka qenë në gjendje optimale.

Në fakt, në fillim dukej sikur ‘Djajtë e kuq’ po e përdornin këtë metodë si një veprim fatsjellës dhe që mund të largojë fatin e keq por në fakt është për të larguar parazitët e ndryshëm, shkruan vipsport.al.

Aroma e hudhrave mund të ndihet deri në 800 metra larg stadiumit, por ditën e ndeshjes zakonisht nuk ka aromë duke qenë se kalojnë disa ditë dhe pastrohet ajri.

Ndoshta këtë metodë, duhet ta përdorin edhe klubet e Kategorisë Superiore duke qenë se shpesh herë janë detyruar të ndërrojnë tapetin apo edhe të nisin rehabilitimin e saj duke qenë se krimbat dhe parazitët e ndryshëm e kanë dëmtuar duke e tharë dhe hudhra mes duket, i mban larg.

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *