Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“E keni parë në zyrat e tyre Yuri Kim, kërkoi ndryshimin e sistemit”, Spahiu plas “bombën”: Si e planifikuan shembjen e Teatrit për ta shmangur

Juristi Kreshnik Spahiu ka zbërthyer detaje që sipas tij kanë shkaktuar përplasjen për Teatrin Kombëtar qëndrimet e Yuri kim për reformën zgjedhore, duke sjellë në vëmendje edhe vizitat e shpeshta të saj në zyrat e politikabnëve e veçanërisht të Ramës.

Spahiu tha në Open se ajo ka propozuar ndryshimin e sistemit zgjedhur, gjë të cilët sipas tij partitë kryesore nuk e duan dhe për këtë u krijuar çështje e Teatrit, ndërsa theksoi se asnjë simbolikë tjetër nuk ka në këtë rast ’17 Maj’.

“Edi Rama mund ta bënte  shembjen edhe kur kishte 12 protestues aty. Mund të thoni për shkak të marrëveshjes dhe 3 vjetorit të marrëveshjes me Lulzim Bashën? Jo, e bëri për shkak të propozimeve të ndërkombëtarëve për Reformën Zgjedhore, janë fadroma për të shkatërruar sistemin zgjedhor në Shqipëri ato dhe të listave të hapura që kërkon SHBA jo për Teatrin. A ka ndonjë militant të PD-së që të japin përgjigje për këtë?

Përfitimi që vjen nga prishja e Teatrit është më i rëndësishëm për ta se paratë, paratë këta nuk kanë ku i çojnë, duan të ruajnë pushtetin. Dolën blof Kryemadhi me Bashën që thanë mbi trupat tanë. U shtrua çështja, doni dialog apo ndryshimin e sistemit zgjedhor, ndërsa çështja tjetër ishte largimi i vëmendjes. Ata ranë dakort. E kuptoni ambasadoren amerikane prej disa ditësh sa në një zyrë në një tjetër? Ajo nuk i kupton fare këta ajo dhe lojën e tyre, se ata djegin Shqipërinë”, tha Spahiu.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *