Me shumë se një vit ka kaluar që nga koha kur reperi Ledri Vula dhe bukuroshja Sara Hoxha zyrtarizua lidhjen dhe disa muaj që kur jeta u ndryshoi përgjithmonë në dhjetor të vitit 2020, më ardhjen në jetë të vogëlushes së tyre.
Çifti u bekua me një vogëlushe, të cilën e pagëzuan me emrin super të veçantë, Poem Blu. E vogla ka zbukuruar ditët e tyre dhe është bërë personazhi kryesor i shtëpisë, pasi erdhi në jetë në Gjermani, atje ku çifti u zhvendos pak javë më parë për të mirëpritur të voglën..
Ndërkohë, dyshja janë një ndër çiftet më të ndjekur e të komentuar në rrjete sociale, atje ku ka realizuar së fundmi edhe një bashkëbisedim virtual me ndjekësit në InstaStory, ku iu është përgjigjur mjaft pyetjeve.
Njëri prej ndjekësve kurioz i ka kërkuar partneres së reperit të publikojë një foto me Ledrin që Sara se ka postuar kurrë dhe bukuroshja s’ka hezituar ta ndajë foton ku ata shfaqen akoma më të rinj, me fansat.