AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

VIDEO/”E kemi një ide nëse Meta e ka shkelur Kushtetutën”, Komisioni i Venecias: Ja data kur do e themi fjalën e fundit!

Ekipi i Komisionit të Venecias ka zhvilluar paraditen e sotme një takim me anëtarët e Komisionit Parlamentar që është ngritur për shkarkimin e presidentit Meta.

Në fundin e takimit drejtuesi i delegacionit Kaarlo Tuori, u shpreh se ata e kanë të qartë nëse presidenti ka shkelur apo jo Kushtetutën, po me raportin final do të njihemi në 11 Tetor.

“E kemi një ide të qartë, nëse e ka shkelur Presidenti Kushtetutën. Të gjitha takimet kanë qenë produktive, pasi morëm një informacion për të krijuar opinionin që do të dalë në 11 Tetor”, tha ai.

Për dy ditë me radhë përfaqësia e Komisionit të Venecias në vendin tonë ka zhvilluar takime me krerët më të lartë të shtetit, presidentit Meta, përfaqësuesit e opozitës brenda dhe jashtë parlamentare, ministrin e brendshëm Sandër Lleshaj si dhe me drejtuesit e KQZ-së dhe Policisë së Shtetit.

Anëtarët e Komisionit të Venecias që mbërritën në Shqipëri:

1. Kaarlo Tuori-Drejtues i delegacionit
2. Grainne Mcmorrow- Juriste ndërkombëtare
3. Schnutz Rudolf Dürr- Kreu i divizionit për Çështjet Kushtetuese
4. Thomas Markert- Sekretar i Komisionit

(E.K/Faxweb.al)

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *