Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

“E kemi filluar me shkelje”, Basir Çollaku flet për krijimin e SPAK: Klasa politike e lumtur, pritshmëria nuk do të jetë e lartë

Gazetari Basir Çollaku në një intervistë për Fax News, foli në lidhje me krijimin e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion.

Çollaku u shpreh dyshues për pritshmërinë e këtij institucioni, ndërkohë që theksoi se që në nisje ka filluar me shkelje pasi në total duhet të ishin 10 prokurorë dhe jo 8.

“U krijua Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion dhe tani të gjithë duhet të jenë të lumtur. Ka disa gjëra që duhet thënë, ka pasur një trysni për tu krijuar nga ana praktike dhe nga burimet njerëzore, jemi dy vite e gjysëm me vonesë.

E kemi filluar me shkelje, duhet të kishte 10 prokurorë, ka 8 të tillë. Unë di që ka pasur shumë prokurorë që kanë aplikuar për të bërë pjesë, por është një çengel vetingu, që do të kapë atë që duan. Ne nuk bëm dot 8 prokurorë në 800 prokurorë dhe gjyqtarë, nuk arritën dot të kalojnë 8 persona. Edhe në garën finale të tre kanidatëve, do të thoja që KLP vendosi për Krajën duke vlerësuar arritjet e tij në garë, karriera e tij profesionale, shtrihej edhe para viteve ‘90. Nuk e di nëse do të quajmë mëkat profesional!

Të gjithë të lumtur, diplomatë, zyrtarë, prokurorët. Kush do jetë i palumtur populli? Nëse ka një klasë politike të lumtur për krijimin e kësaj prokurorie, pritshmëria nuk do jetë e lartë. Por nuk dua të paragjykoj, por do presim.

Njerëzit që janë pjesë e kësaj prokurorie kanë ardhur nga Gjykatat e Krimeve të Rënda. Ka një numër të konsiderueshëm dosjesh.Tani këto vijnë nga një vend kur rezultati ishte në renie do të jenë të njëjta dosje që transferohen.

Nëse shumë prej dosjeve me emra, krimi elektoral të gjitha këto dosje aty kanë qenë. Nuk kam parë asnjë ministër të jetë i pandehur. Nëse ky rezultat ka munguar, cili do të jetë vullneti që do të ndryshojë cilësinë punës së tyre, pagat me të mira, makinat e shtrenjta?!

Më se shumti është një eksperiment që urojmë të jetë për mirë. Raporti i Drejtësisë me ligjin dhe të vërtetën është deficitar. Kur këmba e një zyrtari të lartë, ministri, shkel në gjykatë në qeli, atëherë do të themi që ka filluar të funskionojë ndryshe drejtësia. Nëse do merremi me nivele të katërt, të peste thjeshtë kemi parë një fasadë. Lumturia politike shfaqur më çon në dyshime për fuksionimin e kësaj strukture.”- u shpreh Çollaku.

(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.