Një qytetar ka deklaruar ditën e sotme në një takim me kandidatin e PD-së në Kukës, Flamur Hoxha se është tepër i zhgënjyer me PS-në.
Ai ndër të tjera zbuloi se është fqinj i Safet Gjicit të PS-së, por kjo nuk e pengon që t’i thotë se nuk do ta votojë atë por PD-në.
Madje me mikrofon në dorë, qytetari thotë që të gjithë duhet ta marrin vesh dhe t’ja çojnë lajmin Gjicit se ai nuk do ta votojë.
“Unë jam i zhgënjyer nga Partia Socialiste, dhe do votoj Partinë Demokratike. atë Safet Gjicin e kam kojshi, çojani lajmin, çoja lajmin që sot e ta marrë vesh se nuk do ta votoj. Unë nuk votoj Partinë Socialiste, por atë Demokratike,”- thotë qytetari.
(E.H/Faxweb.al)