Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“E kam këmbën 46…Murriz ti je më i palodhuri”, Rama batuta nga Kuvendi, i ”lyp” votat opozitës

Kreu i qeverisë Edi Rama duke folur nga Kuvendi, i kërkoi opozitës parlamentare që të mos i kërkojë të gjitha, pasi në fund të ditës mund të mos marrin asgjë. Shkak për këtë është bërë fakti që opozita parlamentare nuk e voton marrëveshjen e 5 Qershorit në Këshillin Politik, me pretendimin se duhet të depolitizohen administrata zgjedhore.

Nga foltorja e Kuvendit, duke përsëritur edhe njëherë se pakti i 5 qershorit nuk preket, Rama e quajti dhe Murrizin një prej deputetëve më të palodhur të opozitës.

“Ju dëgjova, do më lejoni të jap një mesazh shumë të qartë, të gjithëve ju, duke filluar nga i palodhuri Murrizi e deri tek deputeti i fundit jo për nga rëndësia i opozitës parlamentare

Nuk mund t’i merrni të gjitha, nuk mund ti kërkoni të gjitha dhe të gjithë duhet të bëjmë lëshimet tona, po ua them sot që të jemi shumë të qartë është e pamundur që ne të votojmë së bashku me ju, nëse ju nuk votoni së bashku me ne dhe për ne marrëveshja e 5 qershorit nuk preket, në asnjë pikë të saj.

E them këtë duke e ripërsëritur edhe këtu, mua ajo nuk më pëlqen dhe në të ka një problem të madh që nuk kemi arritur të adresojmë rekomandimin e OSBE ODIHR që është i përsëritur në të gjitha raportet, depolitizimi i administratës zgjedhore”, u shpreh Rama.

”Ju e dini shumë mirë që kemi qenë vijimësisht këmbëngulës e kemi thënë që do e bëjmë këtë do apo jo PD, por ajo që e dallon sistemin demokratik dhe bashkëjetesën pluraliste nga një sistem kur vendos në parti është që duhet edhe të tërhiqesh, të bësh kompromise të pranosh cfarë nuk të pëlqen për hir të një interesi më të madh.

Zonja Hajdari ka firmosur dhe e di shumë mirë, se Damiani nuk është i besueshëm për ju, që deri në fund marrëveshja është penguar nga mosdakordësia për këtë pikë, e pasi topi shkoi në fushën e Bashës, u kthye në një kusht që mund ta kishte hedhur ne erë marrëveshjen.

Ka thënë që gjithçka që ka luftuar ishte teater, e nuk kuptohet pse iku nga Kuvendi nëse gjërat kanë qenë në rregull.

Basha pretendon se ne e pranuam se na i futën këmbët në një këpucë, unë vërtetë këpucën e djathtë e kam 46 por këmbën e majtë nuk ma nxë, kështu që e vërteta është që ne bëmë një lëshim shumë të madh, sepse kjo ishte rruga më e mirë për ta përfshirë PD në procesin politik”, tha më tej Rama.

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *