Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

“E ka përdorur një nga vajzat e mia”, Putin zbulon detaje nga vaksina anti-Covid që po prodhon Rusia

Pak orë pasi dha lajmin se Rusia do të certifikojë brenda ditësh vaksinën kundër Covid 19, ka reaguar sërish Vladimir Putin.

Duke folur nga një takim qeveritar për televizionin shtetëror, Putin tha se vaksina e zhvilluar nga “Gamaleya Institute” në Moskë ishte efektive dhe një nga vajzat e tij e ka përdorur atë, njofton Reuters.

“E di që funksionon në mënyrë efeketive, krijon imunitet të fortë dhe e përsëris, ka kaluar të gjitha kontrollet e nevojshme”, tha Putin.

Ai tha se shpreson që shumë shpejt vendi të nisë prodhimin masiv të vaksinës. Më herët ai e kishte krahasuar prodhimin e vaksinës nga Rusia të ngjashëm me satelitin që kishte shkuar në hapësirë.

“Vaksina e parë në botë kundër koronavirusit do të regjistrohet në Rusi brenda disa ditësh. Shkencëtarët rus kaluan fazat e nevojshme të testimit dhe vërtetuan sigurinë dhe efektivitetin e saj. Ilaçi ynë është përballur në mënyrë adekuate me epideminë dhe tani jep shpresë jo vetëm për vendin tonë, por për të gjithë botën.

Pasi sateliti Sovjetik hapi rrugën për njerëzimin në hapësirë, tani vaksina ruse do t’i hapë rrugën të ardhmes pa COVID-19, maska dhe izolim shoqëror”, shkruan Putin në një postim në rrjetet e tij sociale.
Janë disa shtete që kanë punuar gjithë këto kohë për prodhimin e një vaksine kundër Covid, dhe nuk dihet nëse ajo që është prodhuar nga shkencëtarët rusë, do të pranohet edhe nga shtetet e tjera, sa kohë që dhe kompani gjermane, italiane, angleze apo amerikane janë duke punuar për të njëjtën gjë.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *