Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj tha në News24, se rreziku i infektimit me koronavirus ekziston edhe pasi një person merr të dyja dozat e vaksinës.
Brataj e bëri këtë deklaratë gjatë diskutimit me ekspertët në studio mbi fushatën elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit, ku mes të tjerash u tha se kandidatët për deputetë janë të rrezikuar.
“Njerëzit duhet të kenë të qartë se edhe me vaksinim, me dy doza, ekziston rreziku i infektimit, askush nuk përjashtohet nga riinfektimi.
Distancimi social është i pari që të mban larg infektimit. Duhet bërë thirrje që në një fushatë politike të ruhet distanca dhe të mbahen maskat,” tha Brataj.