Blogeri Olti Curri njihet për stilin e tij të drejtpërdrejtë ndërsa shpesh me çfarë thotë nxit reagime nga më të ndryshme. Ai thotë se këngët e reja shqiptare që po publikohen këtë sezon vere ndryshojnë vetëm në tekst pasi muzika është e njëjtë.
Olti ju bën thirrje të gjithë këngëtarëve ‘të vetëshpallur si të tillë’, që të mos gënjejnë veten me këngët regaton, teksa thekson se 99.99% e kengëtareve kane nxjerrë në treg të njëjtën këngë qe vazhdojnë të nxjerrin prej shume vitesh ku ndryshon vetëm teksti.
Sipas tij, kjo rrymë e të bërit muzikë u përhap që nga viti 1990 në gjithë botën dhe nuk ka asgjë të re.
“Mos genjeni veten dhe thelloni injorancen muzikore te publikut duke deklaruar se keni nxjerre nje “Hit te ri”. 99.99% e kengetareve ose vetshpallurve kengetare kane nxjerr ne treg te njejten kenge qe jane copy paste me kenge qe vazhdojne te nxjerrin prej shume vitesh ku ndryshon vetem teksti. Rryma e kengeve eshte gjithmone regaton (stil muzikor qe ka dale qe ne 1990 ne Porto Rico) dhe me pas u perhap ne mbare boten dhe nuk kane asgje te re. Do ishte me e ndershme te thonin ” Seri e re e te njejtes telenovele” ku aktoret, vendet dhe regjia eshte e njejte ndryshon vetem skenari (teksti).
Kur te beni vertete Hite te reja na njoftoni…po sa per regaton jo flm, nuk e degjojme nga ju, se nuk ka vdek akoma Maluma me shoke e shoqe…” shkruan Olti Curri.
Kujtojmë se njëra nga këngët e publikuara së fundmi dhe ndër më të komentuarat për momentin është bashkëpunimi i Xhensila Myrtezajkt dhe Ardian Bujupit me titull “Panorama”, por nuk dihet nëse ka qenë pikërisht kënga në fjalë që e ka nervozuar Oltin.
(F.GJ/FAXWEB.AL)