Solidaritet i jashtëzakonshëm në cdo cep të vendit këto ditë për të prekurit nga tërmeti në Durrës dhe Thumanë. Pavarësisht kushteve ekonomike, qytetarët nxituan të dhuronin ç’të mundin vetëm që ata njerëz në vështirësi të mos ndjejnë që janë vetëm.
Por mesazhi i fundit i solidaritetit dhe mjaft prekës vjen nga shoqata e të verbërve në Elbasan. Rreth 600 anëtarë të kësaj shoqate, ndonëse të ardhurat që marrin nuk u mjaftojnë as për medikamente e jo më për ushqime kanë vendosur në mënyrë unanime të dhurojnë 1 mijë lekë te reja nga pensioni i tyre për të prekurit e tërmetit.
Me sytë e shpirtit kanë ndjerë emocione të forta këto ditë dhe kanë vendosur të japin kontributin e tyre modest. Kryetarja e shoqatës Elida Çela fton këdo që ka mundësi të dhurojë.
I ndjehet falenderues Zotit që vajza dhe fëmijët e saj nuk patën fatin e atyre që mbeten mes rrënojave. Anëtari i shoqatës Gazmend Karakyzja e ka të pamundur ti ndalë lotët përballë fatkeqësisë që po kalon vendi, ndërsa shprehen se do të donin të ndihmonin më shumë.