Një ndodhi e pazakontë ka ndodhur në Prishtinë.
Raportohet se një pacient po operohej për gurë në veshka në një klinikë private në Prishtinë. Siç pritej nga fshikëza e tij urinare mjekët nxorrën një gur mirëpo doli në një formë shumë të çuditshme.
‘KlanKosova’ shkruan se guri kishte formën e koronavirusit.
Mjekët nuk i kanë dhënë shpjegim kësaj dukurie. Pacienti tashmë ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.