Një akuzë tjetër për krimin e përdhunimit është ngritur ndaj ish-drejtorit drejtorit të Teatrit Kombëtar Grek, Dimitris Lignadis, i cili tashmë është i arrestuar për akuzat e disa përdhunimeve.
Sipas Protothema, prokuroria e re u nis nga Gjykata e Shkallës së Parë të Athinës pasi një tjetër proçes gjyqësor u ngrit kundë Lignatis, i treti në total i bërë nga një mashkull i rritur. Paditësi pretendon se ai ishte përdhunuar nga drejtori në banesën e tij në 2018. Një hetim paraprak ishte kryer nën mbikëqyrjen e prokurorit në këtë rast dhe ndërsa Lignadis ndodhet në paraburgim pasi i kërkoi falje hetuesit për përdhunimet e kryera.
“Papritmas ndjeva trupin tim të humbte fuqi, gjaku po më vinte me shpejtësi në kokë, vizioni më mjegullohej dhe fillova të humbas ndjenjat”,- përshkruan paditësi, i cili nuk ka asnjë lidhje me teatrin,
“Më ra të fikët në shtrat. Kur u zgjova, nuk e di sa kohë kishte kaluar, e gjeta veten të shtrirë në divan dhe të zhveshur nga beli poshtë. I shtangur si isha dhe pa e rimarrë plotësisht kontrollin e shqisave, e pyeta “çfarë ndodhi, çfarë më bëre? ” dhe ai m’u përgjigj me sarkazëm “eja tani mos më thuaj që nuk të pëlqeu” .-shtoi paditësi.
Nga ana e tij, Lignadis jo vetëm që mohon përdhunimin, por edhe njohjen e tij me viktimën e pretenduar dhe kërkon marrjen në pyetje të tij. Ai u dha shpjegime autoriteteve nga burgu i Tripolit, ku ai po mbahet, dhe ndërsa informacioni tregon se hetuesi ka një tjetër ankesë abuzimi seksual kundër tij, e cila po vlerësohet.
Përkundrazi, drejtori pretendoi në shpjegimet që dha përmes burgut se procesi i tretë gjyqësor kundër tij është një trillim i avokatit të paditësit, se ai nuk e njeh njeriun që e akuzon atë për përdhunim dhe se ai nuk e ka vizituar kurrë në banesën e tij.
(E.H/Faxweb.al)