Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


PolitikëTe FunditTe Gjitha

“E futi në politikë, Rroshi del kundër Ramës”

Deputeti i Partisë Demokratike Arben Ristani komenton gjyqin e sotëm të zhvilluar në Gjykatën Kushtetuese, ku ish-kryetari i bashkisë së Kavajës Elvis Rroshi, kërkoi anulimin e urdhrit të shkarkimit të tij nga detyra.

Sipas Ristanit, më këtë veprim Roshi i ka dalë kundër kryeministrit Edi Rama, i cili e ka futur në politikë, duke qenë se urdhri i shkarkimit është firmosur nga ai.

“Sot ne Gjykaten Kushtetuese zhvillohej gjyqi me padites Elvis, Ervin,…. Roshi, kunder Edvin Rames, me objekt anullimin e vendimit te ketij te fundit, per shkarkimin e Roshit. Roshi kunder Rames.”, reagon Ristani.

Më tutje, sekretari i Partisë Demokratike shton se mbetet edne për t’u parë se cilën anë do të mbajë Prokuroria dhe Drejtësia: atë të kryeministrit apo të Roshit?
“Pjesmares ne gjyq edhe Prokuroria e Republikes per te cilen ende nuk e di se krahun e kuj do mbaje.
Mbetet per ta pare sepse per sot u shty gjyqi se avokati i Roshit ishte me raport mjeksor.
Roshi thote kryeministri ka shkel kushtetuten.
KM e shkarkoi se Roshi eshte i kriminalizuar.
Prokurori eshte prezent ne salle.
Kush do e haje akulloren?”, shkruan Ristani.

Seanca e sotme gjyqësore për çështjen e shkarkimit të Roshit u shty për shkak se as ai dhe as avokati mbrojtës nuk u paraqitën, kjo për arsye shëndetësore. (D.D/Shuplaka)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.