Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon burgim të përjetshëm për Mirald Metallarin i cili vrau dy prindërit e tij në korrik 2017 në banesën e tyre në Bathore.
Metallari u prangos më 24 korrik 2017 teksa dërgonte nënën e tij në spital të plagosur ndërsa babain e kishte vrarë në oborrin e shtëpisë. Mirald Metallari vrau babain e tij Miftar Metallari me armën e këtij të fundit, pasi Miftari ishte efektiv policie.
Pak ditë pas arrestimit ndërroi jetë dhe nëna e tij Nurie Metallari, ndërsa 21 vjeçari para gjykatës pranoi krimin.
E gjitha nisi pas një debati në oborrin e shtëpisë mes Miftarit dhe Miraldit. (B.H/Faxweb)