Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

SPAK letërporosi jashtë vendit për atentatin ndaj prokurorit Ndoja, kërkon informacione për një grup kriminal

Struktura e Posaçme Antikorrupsion ka vendosur që të kërkojë ndihmë edhe nga autoritetet e huaja për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja të ndodhur në nëntor të vitit 2019.

Sipas informacioneve, Prokuroria e Posaçme ka dërguar letërporosi në një vend të Bashkimit Evropian, ku kërkon të informohet mbi aktivitetin e një grupi kriminal.

Mësohet se ky grup kriminal operon në Fushë-Krujë dhe Durrës, ndërsa krimi dyshohet të ketë lidhje me përplasjet për pronat në bregdet.

Kujtojmë se nga atentati i datës 1 nëntor në Shkozet të Durrësit mbeti i plagosur prokurori i Durrësit Arjan Ndoja, si dhe Landi Muharremi i cili ndodhej në makinën e prokurorit. Ndërsa shoferi i prokurorit Arjan Ndoja, Andi Maloku ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës, 6 ditë pas atentatit.

Ndërkohë në dëshminë e tij pas atentatit prokurori Arjan Ndoja, tregoi se me Muharremin është takuar rastësisht në një restorant, dhe më pas është nisur me mjetin e tij në drejtim të Tiranës.

“Kam qenë duke drekuar në një restorant në zonën e plazhit. Isha i vetëm në lokal, erdhi Muharremi me të cilin kam njohje dhe një person tjetër dhe u ulën po aty. Më pas u nisëm drejt Tiranës” me automjetin tim”, është shprehur mes të tjerave Ndoja.

Makina e prokurorit ka qenë me xhama të zinj nga pas, ç’ka ka vështirësuar punën për autorët.

“Mua mund të  më vrisnin në derën e shtëpisë, në prokurori, nuk kishte se pse të qëllohesha në autostradë”, është shprehur Ndoja, duke mohuar që ai të ketë qenë shënjestra e këtij atentati.

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *