AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Policia ndaloi 7 persona në fushatën elektorale të Ramës, qytetarët protestë para komisariatit (VIDEO)

Kanë protestuar mbrëmjen e sotme përpara  Komisariatit të policisë në Elbasan qytetarë por dhe simpatizantë të Partisë Demokratike në mbështetje të 7 të ndaluarve që pengaun ditën e djeshme kryeministrin Rama në Librazhd për të vijuar fushatën elektorale.

Nën thirrjet’ Rama Ik’ protestuesit kërkojnë lirimin e të ndaluarve ku mes tyre është dhe ish-deputeti I Partisë Demokratike Aurel Bylykbashi.

Kujtojmë që ditën e djeshme kryeministri Rama ishte në Librazhd por dhe qytetet rreth tij për të bërë prezantimin e kandidatëve për kryetar bashkie të Partisë Socialite. Edi Rama gjatë fushatës elektoralë është pritur thuajse në të gjitha qytetet me protesta.

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.