Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në Kombinat, ku gjatë prishjes së një pallati në kuadër të projektit të ‘Rindërtimit’, eskavatori i cili po kryente punimet është aksidentuar.
Si pasojë e aksidentit eskavatori është përmbysur plotësisht duke shkaktuar plagosjen e shoferit.
Burime bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur dhe një banor i lënduar në këmbë. Të dy persona e lënduar po marrin trajtim e duhur mjekësor jashtë rrezikut për jetën.