Ish-rektori i Universitetit të Elbasanit Liman Varoshi ka ndërruar jetë ditën e sotme si pasojë e një sëmundjeje të rëndë prej të cilës vuante prej kohësh.
Lajmin e ndares nga jeta të akademikut e ka bërë të ditur një nga miqtë e tij, Naim Zoto përmes një postimi në rrjetet sociale.
Postimi i plotë: Lamtumire, shoku yne i mire!
Ka nderruar jete sot ne mesnate prof. Liman Varoshi, nje nga themeluesit dhe rektor prej vitesh i universitetit “Aleksander Xhuvani” i Elbasanit, shoku im i viteve studentore dhe autor i disa librave botuar ne shtepine tone botuese. Duke shprehur ngushellime per familjen e tij, per shoket dhe miqte e perbashket, po sjellim ketu disa nga botimet kryesore si nje homazh dhe mirenjoheje per kontributin e Liman Varoshit si historian dhe pedagog