Policia e Sarandës ka zbuluar një plantacion me kanabis pranë Syrit të Kaltër.
Në pranga kanë rënë katër persona, pasi dyshohet se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kultivuar 250 rrënjë kanabis pranë Bistricës.
Janë arrestuar shtetasit: R.B., 31 vjeç, banues në Çlirim., L.R., 46 vjeç, banues në Bistricë., F.P., 30 vjeç, banues në Çlirim., B.H., 30 vjeç, banues në Shijan.
Njoftimi zyrtar:
• R.B., 31 vjeç, banues në Çlirim.
• L.R., 46 vjeç, banues në Bistricë.
• F.P., 30 vjeç, banues në Çlirim.
• B.H., 30 vjeç, banues në Shijan.
Sipas njoftimit te Komisariatit te Policise Sarande, Policia e Sarandës ka bërë arrestimin e tyre pasi nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë kultivuar bimë narkotike kanabis sativa pranë Bistricës, në afërsi të Syrit të Kaltër.