Gjykata Kushtetuese ka bërë me dije përmes një njoftimi publik datën se kur do të mbahet seanca në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ligjshmërisë ose jo të vendimit të qeverisë dhe Këshillit Bashkiak.
Një përgjigje mbi çështjen e shumë diskutuar të teatrit kombëtar pritet ta kemi në datën 3 qershor.
Në seancë pritet të shqyrtohet padia e Presidentit të Republikës Ilir Meta për paligjshmëritë e shembjes së Teatri Kombëtar.
Njoftimi i plotë:
Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën, si dhe me Marrëveshjet Ndërkombëtare, të ligjit nr.37/2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar””. Shfuqizimi i vendimit nr.377, datë 08.05.2020 të Këshillit të Ministrave “Për kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë, të pasurisë nr.1/241, me emërtimin “Teatri Kombëtar”, në zonën kadastrale 8150, Tiranë”, si i papajtueshëm me Kushtetutën dhe me marrëveshjet ndërkombëtare. Pezullimin e zbatimit të ligjit nr.37/2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar dhe të vendimit nr.377, datë 08.05.2020 të Këshillit të Ministrave “Për kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë, të pasurisë nr.1/241, me emërtimin “Teatri Kombëtar”, në zonën kadastrale 8150, Tiranë” dhe qëllimit të përcaktuar në këtë akt, derisa vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese, të hyjë në fuqi. 03 Qershor, 2021 10:00.
Kujtojmë se teatri Kombëtar u shemb mëngjesin e 17 majit, ngjarje që solli protesta dhe përplasje mes policisë dhe aktivistëve për mbrojtjen e Teatrit, me të cilët ishte rreshtuar dhe opozita.