Këshilli Politik duhet të mblidhej në orën 20:30 në rezidencën e Ambasadës Amerikane për të vazhduar bisedimet rreth çështjeve në Reformën Zgjedhore për të cilat nuk kanë ende dakordësi. Përfaqësuesi i mazhorancës, Damian Gjiknuri ka mbërritur në kohë dhe është parë me një dosje në dorë teksa zbret nga makina.
Edhe përfaqësuesja e opozitës ka mbërritur për takimin me ambasadoren amerikane Yuri Kim, por mungojnë përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare, Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi.
Burime për Faxweb.al nga selia blu bëjnë me dije se takimi mes Bashës, Kryemadhit dhe dy përfaqësuesve në Këshillin Politik ka zgjatur jashtë parashikimeve dhe flitet se po debatohet me tone të apshra. Nuk dihet se për çfarë çështje nuk kanë rënë dakord por Basha shpesh herë ka patur ngritje zëri.(A.M/Faxweb.al)