Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

E ftoi në emision, Edith Harxhi në ‘gjurmët’ e Bashës, nuk i shkon në studio Fevziut (ARSYEJA)

Gara e PD-së ishte në fokus të diskutimeve këtë të enjte në emisionin “Opinion”. Të ftuar në studio ishin kandidatët për kryetar partie të cilët shpalosën idetë e tyre që kanë për selinë blu.

Ndër to e ftuar ishte edhe Edit Harxhi, por për shkak të një angazhimi nuk mundi të ishte e pranishme në studio. Sipas Fevziut ajo ka qenë me mbështetësit në Lezhë, dhe duket se takimi ka shkuar edhe përtej pritshmërive të saj.

“Edit Harxhi pritej të vinte, e kishte konfirmuar, por mbështetësit e kanë mbajtur pak më shumë se sa duhet në Lezhë, dhe nuk ka arritur dot në momentin e duhur”, tha Blendi Fevziu.

Më herët për zgjedhjet në PD ishin të ftuar kandidatët Agron Shehaj e Fatbardh Kadilli. Një ftesë kishte shkuar edhe për Lulzim Bashën, por Fevziu tha se nga ana e tij nuk ka patur një përgjigje.

Gjatë gjithë këtyre tre javëve të fushatës brenda partisë, Lulzim Basha nuk ka pranuar të ketë asnjë përballje me kandidatët e tjerë që janë pjesë e garës, duke dalë edhe nga kërkesa e tij gjatë fushatës së 25 Prillit, ku ftonte në debat Edi Ramën.

(E.K/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.