Një sherr me thika ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës, ku tre persona kanë mbetur të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në një Berberhane të qytetit bregdetar. Të plagosur mësohet se kanë mbetur, Nexhi Hyskaj 40 vjeç, Kevin Nuredini 23 vjeç dhe Ervis Sejko 35 vjeç.
Këta dy të fundit janë punonjës të Berberhanes, ndersa nuk dihet gjendja e tyre shendetesore.
Mesohet se autori ka hyrë në Berberhane dhe ka plagosur me thikë dy të rinjtë dhe nga perleshja ka mbetur i plagosur edhe vetë ai.
Ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarjeje.