Një shofer trajleri ka përfunduar i plagosur si pasojë e gjumit që për pak i ka marrë jetën. Mësohet se ngjarja ka ndodhur orët e vona të mbrëmjes së djeshme, rreth orës 23:00 në Skuraj të Milotit.
Burime të policisë bëjnë me dije se ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit, i cili është dërguar në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore.
Nga informacionet paraprake të policisë flitet se drejtuesi i mjetit ka humbur fillimisht kontrollin, e për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. (XH.A/SHUPLAKA)