AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

E frikshme/ “Fast and Furious” në autostradë, 6 vjeçari i jep makinës me 130 km/h

Një nënë po hetohet nga policia ruse dhe shërbimet e kujdesit ndaj fëmijëve pasi një video e djalit të saj duke ecur në rrugë me rreth 130 km/h u bë virale në internet.

Agina Altynbayeva vendosi 6-vjeçarin në timon e mjetit tip “Hyundai Solaris” dhe e lejoi të ngiste makinë në një autostradë bosh në rajonin e Tatarstan.

Pamjet tregojnë fëmijën në timon ndërkohë që makina arrin shpejtësinë 130 km/h.

Përpos ngasjes në makinë nën moshë, djali tejkalon edhe limitin e shpejtësisë në rrugë prej 120 km/h.

Sipas disa mediave djali ka bërë operacion në këtë verë.

Ndërsa nëna e tij 29-vjeçare reagoi ndaj kritikave në mediat sociale duke shkruar: “Jetoj siç dua. Nuk pendohem për asgjë. Jam e qetë për gjithçka. Nuk kam nevojë për komentet tuaja.”

Palët politike u ulën në tavolinë për Reformën Zgjedhore, mendoni se është arritur një marrëveshje mes liderëve kryesorë dhe për çështje të tjera?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *