Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka vijuar me akuzat ndaj deputetëve të opozitës. Nga mufot, çufot e gjelat e detit” kanë qenë disa nga etiketimet e Ramës për opozitën.
Edhe në seancat e kaluara Rama, me etiketimin gjel deti i është referuar deputetui Dash Sula,. Ky i fundit pasi kryeministri mbaroi fjalën, iu afrua për ti thënë diçka. Sula dhe Rama kanë diskutuar për disa minuta me njëri tjetrin, madje u duk sikur afrimi i tyre nisi me debate, por në fund ata i dhanë dorën njëri-tjetrit.