Kryeministri Edi Rama ka deklaruar mbrëmjen e sotme se nëna e analistit Armand Shkullaku është votuese e PS-së, duke dëshmuar dhe një herë se skandali me patronazhistët është edhe më i thellë.
Në studion e Opinion, Rama pati një debat me Fevziun, teksa gazetari i tha se ka detyrimin t’i thotë shqiptarëve nëse në Shqipëri blihen votat apo jo.
Rama i tha se nuk merr urdhëra nga një votues i PD-së. Fevziu nuk e priti mirë këtë koment duke i thënë me ironi se Rama nuk është as patronazhisti i tij.
Pjesë nga biseda:
Ju nuk mendoni se në Shqipëri nuk blihen vota?
-Se ccfarë ju them unë shqiptarëve është e drejta ime.
Keni detyrim t’i thoni shqiptarëve.
-Urdhëra nga një votues i PD-së nuk marr.
Se për kë votoj unë nuk ke të drejtë fare ti, se nuk të kam as patronazhist.
-Patronazhisti të nxjerr votues të sigurtë të PD-së.
Po patë votat e patronazhistëve do shkoni karrocë. Dhe Shkullakun e nxorrët votues të PS-së.
-Jo Shkullaku nuk voton PS-në, e ëma PS-në voton.
(E.H/Faxweb.al)