Presidenti Ilir Meta, ndodhet në qytetin e Vlorës dhe ndërkohë që pritet të nisë numërimi i votave ka komentuar në një intervistë për MCN TV deklaratën e parë që bëri kryetari i PS-së Edi Rama pasi u bë mbyllja e procesit zgjedhor.
Meta tha që nuk e kishte ndekur deklaratën e Edi Ramës, por gazetarja i përcolli atij fjalën e mbajtur nga kryeministri.
Presidenti u shpreh që e mbështet qëndrimin e mbajtur nga kryeministri në deklaratën e parë që dha për mediat.
“Po unë e duartrokas këtë qendrim, e sigurt që votat janë në kuti”- tha Meta.
Ai shtoi se tashmë votat janë në kuti dhe duhet të respektohet vullneti i sovranit duke mos lejuar që të bëhen eksperimente të fshehta.
“Sovrani ka four e ne të gjtihë duhet të respektojme vullnetin e sovranit e s’do lejojmë askënd të bëjë eksperimente se kudo ka kamera të fshehta.
Askush s’duhet të guxojë pas këtij investimi të mrekullueshëm që bëri populli shqiptar sot të cenojë këtë gjë të mrekullueshme që ndodhi sot”, përfundoi Meta lidhur me deklaratën e kryeministrit Rama.