Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

E divorcuar dhe me 3 fëmijë, kush janë viktimat e krimit të sotëm në Mirditë (Ermat)

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme Mirditën ku kanë mbetur të vdekur nga të shtqëna me armë zjarri vëlla e motër, ndërsa FaxWeb.al ka mësuar se bëhet fjalë për Vladjon e Esmeralda Filopati.

Mësohet se babai i viktimave quhet Fran Filopati ndërsa ngjarja ka ndodhur në lagjen Zall Zme të fshatit Kodër-Rrëshen në Mirditë.

Alda ishte divorcuar tre vite më parë nga ish-bashkëshorti ndërsa mësohet se kishte 3 fëmijë.

Motra thonë burime për Faxweb.al ka qenë e divorcuar prej rreth 2 vitesh nga Fatmir Koleci dhe ishte rimartuar në Lezhë.

Ende nuk janë bërë të ditur rrethanat apo shkaqet e ngjarjes si dhe autori që ka kryer krimin ndersa policia ka mbërritur në vendin e krimit.

Mësohet se nga Tirana është nisur një grup i RENEA-s dhe FNSH e Shkodrës drejt vendit të ngjarjes.

Konfirmimi se viktimat janë vëlla e motër është bërë pas mbërritjes së trupave në morgun e Spitalit të Rrëshenit.

Policia dyshon se autori i krimit është ish-bashkëshorti i Esmaralda Filopatit  i cili pas krimit është larguar menjehërë nga vendngjarja.

Informacion paraprak:

Më datë 25.02.2020, në Kodër Rrëshen, Mirditë, rreth orës 20.40, në oborrin e banesës, janë vrarë me armë zjarri shtetasit V.F dhe motra e tij shtetasja E.F. Nga informacionet e para dyshohet se janë qëlluar me armë zjarri nga shtetasi F.K nga fshati Zejmen Lezhë, ish bashkëshorti i shtetases E.F, i cili pas krimit është larguar menjehërë nga vendngjarja.

Në drejtim të vendngjarjes kanë shkuar forca të shumta të Policisë dhe Grupi hetimor.

Gjithashtu në vendngjarje kanë shkuar forcat speciale Renea dhe FNSH e Shkodrës.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën pë të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *