Biznesmeni Bledar Birçaj, u ekzekutua me breshëri kallashnikovi në një atentat të ndodhur në lagjen “Hajro Çakëri” në Vlorë dy ditë më parë.
Viktimës iu bë pritë nga dy persona të cilët bënë shosh me plumba automjetin me të cilin po udhëtonte 38-vjeçari, por fatmirësisht arritën të shpëtonin dy personat e tjerë që po udhtëtonin me të.
Por gazetari i kronikës së zezë, Jul Kasapi, ka zbuluar të tjera detaje të panjohura për viktimën Bledar Birçaj. Kasapi deklaroi se Birçaj ka qenë drejtor i një banke të nivelit të dytë, filial ii të cilës kishte rënë pre e grabitjes.
Sipas tij, viktima ka punuar si drejtor banke para disa vitesh dhe filiali i asaj banke kishte rënë pre e grabitjes. Pas atij momenti, Birçaj u pushua nga puna.
“E dini ju që Bledar Birçaj ka qenë drejtor banke? Banka është vjedhur dhe viktima është pushuar nga puna. Personi tjetër është një analist kredie. Edhe kjo histori është një çështje droge. Se si ka mundësi që një agjent i antodrogës është në makinën e ….”, u shpreh gazetari Kasapi duke iu referuar vrasjes në mes të Vlorës, kur në makinën e Birçajt në momentin e atentatit ndodhej edhe një agjent krimesh.
Sipas tij, vrasësit e Birçajt janë persona të njohur të zonës: “Ajo që policia dyshon është që të dy personat janë të zonës, largimi i tyre është bërë në By Pass i Vlorës dhe aty ka një rrjet degëzimesh dhe ato i njohin mirë.
Vetëm dy raste ku makina nuk është gjetur. Është ky, dhe rasti i vrasjes së Harizajt në Durrës që nuk u gjet kurrë makina”.