Ora 10:00 e paradites së sotme e gjen Tiranën pothuajse të boshatisur nga njerëzit, edhe pse tek tuk, gjendet ndonjë i moshuar që ka dalë në rrugë, pavarësisht kërcënimeve me gjobë nga ana e qeverisë së Edi Ramës.
Gazetarja e Fax News Ema Shazivari ka bërë një panoramim të të të gjithë rrugëve kryesore të Tiranës, ku ka pasur një qarkullim më të madh të makinave se të njerëzve, që duket se ora 10:00, i ka gjetur në banesat e tyre.
Një i moshuar që kishte dalë në një stol në diell, u shpreh se ai jetonte i vetëm në shtëpinë e tij, dhe se kishte dalë pavarësisht gjobës, se duhet të kryente disa pazare.
“E di që jam i rrezikuar, por më ka qit halli, duhet të shkoja të merrja diçka, se jetoj i vetëm në shtëpi. Si nuk ndihemi të rrezikuar, por çfarë ti bëjmë hallit, me duhej bombula e gazit”, shprehet i moshuari mes dhimbjes.
Edhe në qytetet e tjera të vendit, gazetarët e Fax News kanë konstatuar se në përgjithësi qytetarët i janë bindur urdhërit për kufizimin e lëvizjes, dhe janë munduar që të gjitha pazaret apo daljet e tyre ti kryejnë gjatë orëve të mëngjesit.
(E.K/Faxweb.al)