Paulo Dybala dhe e dashura e tij,Oriana Sabatini, rezultuan të dy pozitivë ndaj koronavirusit para dy javësh, teksa të dy ndodhen në shtëpinë e tyre të vetë-izoluar.
Për fat, gjendja e tyre është e mirë dhe nuk kanë shumë simtoma. Gjithsesi, edhe pse kanë kaluar shumë ditë, Oriona ka rezultuar sërish pozitive në testin e bërë dje, kur 3 ditë më parë kishte rezultuar negative.
Ajo u shpreh:
Bëra tamponin sërish dhe rezultoi se isha pozitive, ndërkohë që tre ditë më parë kisha rezultuar negative. Nuk e di të them nëse më është kthyer sërish virusi, apo ai test negativ i pak ditëve më parë, ishte i rremë. Kjo shpjegon se sa pak dimë për këtë virus.
Lajmi i mirë është që si unë, ashtu edhe Paulo, tani jemi asimptomatikë dhe në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Gjithsesi po vazhdojmë të rrimë në shtëpi, tani me dyshimin se 15 ditë nuk mjaftojnë për t’i shpëtuar këtij virusi.
Nuk dua të alarmoj askënd, por virusi “fluturon” nëpër botë dhe shpresoj që eksperienca ime të ndihmojë sadopak. Vijoni të qëndroni në shtëpi dhe të respektoni këshillat e autoriteteve.