Jemi vetëm pak orë larg startit të sezonit të ri në La Liga dhe Real Madridi ende nuk duket gati. Klubi i njohur spanjoll ka bërë disa goditje të fuqishme në merkaton e verës, por sërish duket se ka probleme.
Trajneri Zidane nuk është i lumtur me afrimet e merkatos dhe sipas mediave britanike, ai ndihet i “tradhëtuar” nga presidenti, Florentino Perez.
The Independent”, del së fundmi edhe me një lajm “bombë”. Sipas tyre, Zinedin Zidane është gati që të japë dorëheqjen e menjëhershme nga stoli i Realit.
Sipas tyre, tekniku është aq i zhgënjyer që Perez nuk po i transferon Pogbanë, sa është gati të dorëhiqet për herë të dytë në harkun e një viti.
Nuk dihet si do rrjedhin ngjarjet gjatë orëve në vazhdim, por i sigurt është fakti se dëshirat e Zidane nuk janë plotësuar nga presidenti Perez në këtë merkato vere.