“Real Madrid shmang favoritët”. Ky është titulli i As në versionin e tij në internet pas hedhjes së shortit për çerekfinalet e Champions League.
Skuadra e Zinedine Zidane, e cila eliminoi Atalantën në fazën e 1/16-ve, do të përballet me të kuqtë e Klopp, një skuadër që, pasi fitoi Ligën e Kampionëve dy vjet më parë dhe Premier League vitin e kaluar, po kalon një sezon shumë të vështirë.
I pranishëm në studiot e ‘Movistar’, ish-legjenda e Real Madridit, Jorge Valdano, me entuziazëm komentoi shortin në Nyon. Skuadra e Zidane në prill do ta shohë atë në përballjen e dyfishtë me Liverpoolin e Klopp.
“Unë do ta kisha firmosur këtë short me të dy duart,” tha Valdano i cili më pas dha përqindjet e tij kaluese: 60% Real Madrid, 40% Liverpool.