Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

E bija vrau veten pas përdhunimit në Greqi, nëna bën apel për vajzat e reja: Mos u joshni si ime bijë

Një adoleshente në Irlandë vrau veten pasi i kaloi muajt e fundit të jetës, “e torturuar” nga mendimet pas përdhunimit në Greqi, me idenë e gabimit dhe se fajtori nuk do të ndëshkohej. Pas vetëvrasjes, e ëma e saj jep një mesazh për vajzat e reja, që të mos bien pré të mashtrimeve dhe joshjeve nga njerëz që janë gati të vrasin vajza të reja, të pafajshme dhe me ëndrra plot.

Adoleshentja me miqtë e saj fluturuan në Zante, Greqi, verën e kaluar për një festë, e cila për fat të keq, u pasua me fatin tragjik. E torturuar nga përjetimi i asaj që hoqi, Julie Crowe, 18 vjeçe, i dha fund jetës më 4 nëntor 2019, pa kaluar tre muaj pas përvojës së tmerrshme, duke e lënë nënën e saj Anna dhe familjen, thuajse të shkatërruar nga ngjarja.

Nëna zemërthyer e adoleshentes që u drogua dhe u përdhunua gjatë pushimeve, paralajmëroi të rinjtë të kenë kujdes, nga ata që, ajo i quan “grabitqarë të rrezikshëm”.

 Julie was drugged at Zakynthos club

“Julie u kthye në shtëpi nga Greqia dhe u përpoq të mbushë boshllëqet në kujtesën e saj pasi u drogua dhe u përdhunua atje. Ne u paralajmëruam nga këshilltari i saj i kolegjit se ajo do të duhej të vëzhgohej, pasi ishte në një gjendje shumë të brishtë”.- u shpreh mamaja e saj.

Julie u sulmua dy herë gjatë natës së saj të parë në një resort, në një klub nate më 16 Gusht 2019.

Anna, nga Dunshaughlin, i tha Liveline RTÉ Radio 1 se ajo mësoi që e bija ishte e shoqëruar nga një djalë bjond i bukur, i cili mund të ketë qenë suedez, miqësor dhe kërceu me vajzat. Teksa argëtohehsin, ai vuri gishtin e madh në gojën e Julie. Sipas Anna-s, ai mund të ketë futur diçka në gojën e vajzës në atë moment.

 The Dunshaughlin teen couldn't cope after being raped

Adoleshentja filloi të ndjehej e dehur pak kohë më vonë dhe u largua nga miqtë e saj. Donte të shkonte në shtëpi dhe të flinte. Julie, sipas raportimeve, u takua me një tjetër të ri jashtë apartamentit të saj, i cili e ftoi, por ajo nuk pranoi dhe vazhdoi deri në banesën e saj.

Shokët dhe shoqet e saj kur u kthyen në shtëpi vonë u përpoqën ta zgjojnë Julie, ndërsa ajo ishte përdhunuar dhe rraskapitur. Disa orë më vonë Julie hapi sytë dhe u trondit kur pa njollat ​​e gjakut në çarçafin e saj.

Nëna e katër fëmijëve, Anna, tregoi se si pasiguria fillestare e së bijës, me t’u kthyer në Irlandë, u rrit kur kuptoi se ishte tepër vonë, për të shmangur ngjarjen dhe dhunuesin.

E ëma tha se e shkatërroi edhe më shumë mendimi se ajo kurrë nuk do të merrte asnjë lloj drejtësie.

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *